Sot bëhen 26 vite nga rënia heroike e komandatit Mujë Krasniqi – Kapuçi.
Në këtë përvjetor, ish komandanti Rrahman Rama, ka bërë homazhe në vendin e rënies së Mujes dhe ish ushtarëve të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sot vizituam vendin ku ranë heroikisht 41 dëshmorë të UÇK-së, me në krye Komandant Mujë Krasniqin.
Mujë Krasniqi ishte ndër të parët që ndezën shkëndijat e luftës së armatosur të UÇK-së në Kosovë.
Familja e Mujë Krasniqit dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë: katër nga gjashtë djemtë ishin ushtarë të UÇK-së, ndërsa Muja dhe Aliu ranë dëshmorë.





