spot_img

Ndërtimi i digës Kuqicë – Drenicë, Aliu: Projektet e tilla, të nevojshme për t’u adaptuar me ndryshimet klimatike

spot_img

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturs ka realizuar projektin kryesor për ndërtimin e digës Kuqicë-Drenicë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Liburn Aliu ka thënë se projekte të tilla janë të rëndësishme dhe të nevojshme për tu adaptuar me ndryshimet klimatike në vend.

Po ashtu, ai ka njoftuar se ka hartuar edhe hartën e rrezikshmërisë në mënyrë që për çdo fatkeqësi ministria të jetë e përgatitur në parandalimin e tyre.

“Mund të përdoret edhe për pije edhe për ujitje kur ndodhin thatësira, prandaj projekte të tilla janë të nevojshme të adaptimit dhe ndryshimeve klimatike dhe ky projekt është njëri ndër to krahas shumë projekteve të tjera që i kemi ndërmarrë. Ne e kemi bërë një hartë të rrezikshmërisë për të gjithë vendin nga vërshimet që është një hartë mbi 2 mijë harta të ndryshme për hollësitë e vendeve dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike do të nënkuptojë pikërisht ndërtimeve të projekteve të tilla që duhet të jenë të shumta në vendin tonë. Ne kemi gjithsej gjashtë diga, Shqipëria i ka 625 dhe diga na duhet gjithandej. Na duhet rezervarë që e akumulojnë ujin dhe atë ujë e përdorim edhe për pije dhe sigurojmë energji elektrike”, ka thënë Aliu.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka deklaruar se ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për regjionin e Drenicës, pasi që sipas tij, në të kaluar është përballuar me fatkeqësi natyrore, dhe ky projekt ndikon në tejkalimin e tyre.

“Është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për Komunën e Skenderaj por për të gjithë regjionin e Drenicës. Një projekt që do të ketë im pakt në parandalimin e vërshimeve që i kishim para dy viteve po ashtu do të ketë imput për zhvillimin e ekonomisë të zonës sonë. Do të doja që ky projekt të mos ketë fatin e furnizimin me ujë që është e rëndësishme. Është një hap i rëndësishëm dhe për implementimin e tij do të jemi bashkërisht”, tha Nura

Lexo edhe:  Tërhiqen nga qarkullimi në Kosovë mbi 180 mijë copa kartëmonedha 500 euroshe

Haluk Demir përfaqësues i kompanisë turke Hemelsu ka potencuar se merret me mbështetjen e Evropës në menaxhimin e fatkeqësive dhe ndryshimeve klimatike.

“Kompania ime është momentalisht në mijëra projekte të cilat janë në Ballkan, në pjesën Lindore të Evropës, gjithashtu në pjesën Jugore të Azisë në Kaukaz dhe në Turki. Kompania ime është një nga kompanitë më të mëdha të inxhinerisë në vend”, ka thënë Demir.

Kurse, Lavdim Osmanaj përfaqësues i kompanisë Vizion Project, ka njoftuar rreth projektit, sipas tij, ky projekt parasheh të ketë vëllim 8.5 milionë metra kub për të ndaluar vërshimet.

Tutje, ai shtoi se prej digës në sekondë do të rrjedhin 280 litra, që rreth 50 mijë qytetarë do të kenë furnizim të vazhdueshme me ujë të pijshëm.

“Jam me fat sepse sot po fillojmë hartimin e projektit shumë të rëndësishëm në regjionin e Drenicës, ka që 50 vite vite që projekte të tilla nuk janë realizuar, jam i bindur që do të realizohet dhe do të jetësohet deri në fund të tij. Parashihet të ketë vëllim 18.5 milionë metra kub për të ndaluar vërshimet, kurse vëllimi shfrytëzues është rreth 15.5 milionë metra kub. Prej digës në sekondë do të rrjedhin 280 litra përkthyer në furnizim për qytetarët është një sasi rreth 50 mijë banor që do të ketë ujë të pijshëm për 24 orë jo vetëm në Drenicë por edhe në vendet përreth. Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë”, tha Osmanaj.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x