spot_img

Ndërron jetë veterani i arsimit në Skenderaj, ishte ndër me të respektuarit në qytet

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, mësuesi Ragip Ramadani nga fshati Prekaz i Epërm i Skenderajt.

Ragipi ishte një figurë e respektuar dhe e përkushtuar e arsimit, i cili për dekada me radhë kontribuoi pa u lodhur në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve në Skenderaj,

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja Ramadani përmes rrjetit social “facebook”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 11 maj 2026, në ora 18:00, në varrezat e reja (te Hasanovit) në Prekaz të Epërm.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, farefisin dhe të gjithë dashamirët, sonte ndërroi jetë më i dashuri jonë, babai, axha, mësuesi jonë, veterani i arsimit Ragip Ramadani. Vaerimi. bëhet nesër në ora 18: 00, me datë:
11.05.2026, në varrezat e Lagjës Hasanaj në Prekaz të Epërm”, thuhet në njoftim.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA