spot_img

Ndërron jetë Ragip Rexhepi, ish i burgosur lufte dhe ish-anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë Ragip Rexhepi (15.08.1948), një qytetar i respektuar nga Shtrubullova, i njohur për angazhimin e tij në jetën shoqërore dhe institucionale.

Gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, Rexhepi u burgos padrejtësisht nga forcat serbe dhe u mbajt për një muaj në Burgun e Lipjanit si i burgosur lufte.

Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në shërbim të qytetarëve, duke qenë anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit, ku u angazhua me përkushtim në interes të komunitetit.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 30 maj 2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Shtrubullovë.

Ragip Rexhepi do të kujtohet për ndershmërinë, urtësinë dhe respektin që gëzonte te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime familjes Rexhepi, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.
K

Lajmi i fundit
LAJME TJERA