Ka ndërruar jetë mësuesi dhe veterani i arsimit i cili dha kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e disa gjeneratave, Gani Sejdiu.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët:
Ju njoftojmë se sot ka vdekur mësuesi Gani Sejdiu nga Klina e Poshtme, Komuna Skenderaj!
I ndjeri ka punuar si mësimdhënës për një kohë shumë të gjatë.
Varrimi bëhet sot me datën 08.02.2024, nga ora 17:00 në Klinë të Poshtme.
Ngushëllime gjithë familjes!





