Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë Festina Bujupi- Shala, pas një komplikimi të rëndë pas lindjes.
Megjithë përpjekjet e mjekëve dhe forcën e saj për të luftuar, ajo nuk arriti t’ia dalë.
Festina nga Arllati e martuar në Vukovc, ishte një grua e dashur, e cila për 9 vite priti me gëzim të madh të bëhej nënë, por fatkeqësisht nuk arriti ta shijojë këtë lumturi.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, në ora 15:00 jë Vukovc (afër Sharrit).
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë të dashurit e saj. Allahu e shpërbleftë me Xhenet.
- Advertisement -