Lamtumirë, axha Jahir, lavdi për jetë e mot!
Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar dhe patriotit të devotshëm, z. Jahir Prenku, nga Dobrosheci, i cili jetoi dhe veproi për shumë vite në Gjermani.
Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë komunitetin, por edhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të ecin përkrah tij në rrugën e përpjekjeve për liri dhe dinjitet kombëtar.
Jahiri ishte një njeri i madh, me shpirt të pathyeshëm dhe me përkushtim të pashoq për çështjen kombëtare. Ai ishte një ndër shtyllat e palëkundura të diasporës sonë, një mbështetës i proceseve të rëndësishme për Kosovën dhe një shembull frymëzimi për brezat e rinj.
Ikja e tij është vetëm fizike. Vepra dhe kujtimi për të do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona.
Pusho i qetë, axha Jahir.
Lavdi jetës dhe veprës sate!