Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Brahimi, nga fshati Lubovec i Skenderajt.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Brahimi përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Vdekja e Skender Brahimit ka pikëlluar familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 10 qershor, pas namazit të drekës, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Lubovec.
Ngushëllime të sinqerta familjes Brahimi, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. 🕊️






