spot_img

Musliu kritikon presidenten që nuk përmendi emrin e Thaçit: Tregon injorancën dhe urrejtjen patetike

spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se nuk e ka përmendur emrin e Hashim Thaçit në seancën e saj sot në Kuvend.

Musliu tha se Osmani me këtë ka treguar injorancë dhe urrejtje patetike, ‘kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës’.

“Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa”, u shpreh Musliu.

Tutje, Musliu tha se vendosit ta bojkotoj “fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”.

“Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe:  BQK vendos të ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës në vlerë prej 500 euro
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x