spot_img
spot_img

Motoçiklisti aksidentohet në Çikatovë të Re të Drenasit, lëndohet rëndë bashkë me pasagjerin

spot_img

Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku është përfshirë një motoçiklist, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkaqe akoma të panjohura, motoçiklisti është vetaksidentuar dhe për pasojë shoferi e pasagjeri që ishte me të, janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Qikatovë e Re.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Vrasja e Liridonës, avokati tregon procedurat për Naim Murselin: Policia mund t’i kthejë edhe SMS-të e shlyer
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x