Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore në zona të caktuara.
Acar i fortë do të mbretërojë në orët e hershme të mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -4°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 4°C.
- Advertisement -