Një person në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit është arrestuar dje rreth orës 10:00, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore i ka dëmtuar rrethojën e oborrit një bashkëfshatari.
Pas këtij incidenti në rast janë përfshirë edhe vëllai i të dyshuarit dhe i viktimës, të cilët kanë kanosur njëri-tjetrin.
Policia njofton së palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari i parë i rastit dërgohet në mbajtje.
Me urdhër të prokurorit është hapur rast për asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe për kanosje.
- Advertisement -