spot_img

Ministria njofton se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme

spot_img

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme.

Në njoftim thuhet se këto familje do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike i cili bëhet direkt në faturë duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë.

Subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

“Njoftojmë qytetarët se aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  𝐏𝐞̈𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐚𝐣𝐳𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐇𝐏𝐕, 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐧𝐜𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐚𝐟𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐦𝐢𝐭𝐫𝐞̈𝐬
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x