spot_img

Miliona për tenderë, por gropa gjigante në Komoran-Drenas-Skenderaj vazhdon të rrezikojë shoferët

spot_img
spot_img
spot_img

Një gropë e madhe në magjistralen Komoran-Drenas-Skenderaj, në afërsi të fshatit Zabel, ka mbetur e hapur prej muajsh, duke u kthyer në rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve, shkruan Kujdestari.info.

Edhe pse kjo rrugë është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, e cila çdo vit ndan miliona euro për tenderë të mirëmbajtjes, dëmtimi vazhdon të jetë i paadresuar.

Gropa, e hapur në mes të korsisë, është veçanërisht e rrezikshme gjatë natës, kur mungesa e sinjalizimit e bën pothuajse të padukshme. Nëse një veturë bie në të, dëmet mund të jenë të konsiderueshme, duke rrezikuar jo vetëm pronën, por edhe sigurinë e qytetarëve. /Kujdestari.info/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA