spot_img

Mediat serbe: Ish-zyrtari i MPB’së së Kosovës kapet me 18 kilogramë drogë në kufi me Serbinë

spot_img
spot_img
spot_img

Drilon Berbati, ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, po raportohet në mediat serbe se është arrestuar në Serbi dy ditë më parë, pasi që dyshohet se i njëjti është kapur me narkotikë.

Për arrestimin e tij ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, teksa ka publikuar edhe pamje të marihuanës që pretendohet se ishte e fshehur në veturën me të cilën po voziste kosovari.

Në njoftimin zyrtar të MPB’së serbe thuhet se të dyshuarit i janë konfiskuar gjithsej 32 pako me marihuanë apo gati 18 kilogramë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA