spot_img

“Më kapi për fyti dhe ma theu telefonin”/ Djali denoncon babanë për dhunë në Skenderaj

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj, ku një i ri ka denoncuar babanë e tij për sulm fizik dhe dëmtim të telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë ku viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për ta raportuar rastin.

Sipas deklarimit të tij, babai i tij dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e kapur për fyti dhe duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë incidentit i dyshuari dyshohet se ia ka thyer edhe telefonin viktimës.

Pas denoncimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur të dyshuarin në shtëpinë e tij, ku më pas është shoqëruar në Stacionin Policor.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa deklarime janë marrë edhe nga viktima dhe një dëshmitar në lidhje me rastin.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA