spot_img

Masakra e Abrisë së Poshtme, plagë e hapur prej 27 vitesh pa kujtesë institucionale

spot_img
spot_img
spot_img

Më 28 mars 1999, në Ditën e Bajramit, në Abri të Poshtme u krye një krim i rëndë kundër civilëve shqiptarë. Dhjetëra banorë të zhvendosur ishin strehuar në fushën e Elbit, duke kërkuar siguri.

Forcat serbe vranë 17 civilë, ndër ta pleq dhe fëmijë.

Kjo masakër kurrë nuk u përkujtua nga asnjë pushtet për 27 vjet, përveç nga familjarët e tyre.

Vetvetiu lind një pyetje:

A ishin edhe këta njerëz tanë dhe a nuk patën kohë udhëheqësit politikë (zinj) që, me një delegacion super modest, të vinin dhe të vendosnin disa kurora lulesh mbi varret e këtyre martirëve të lirisë?

Marria njerëzore nuk ka brirë dreri.

Këta madje nuk i përmendin kurrë, as kur vijnë për të kërkuar ndonjë votë kur u duhet për zgjedhje.

Në këtë masakër u vranë:

  1. VESEL Hetem Smakiqi, nga Abria e Ulët, rreth 61 vjeçar
  2. MILAZIM Ferat Smakiqi, nga Abria e Ulët, plak pensionist, rreth shtatëdhjetëvjeçar
  3. HALIM Ferat Smakiqi, nga Abria e Ulët, plak mbi 65 vjeçar
  4. BAJRAM Avdyl Gashi, nga Abria e Epërme, nip i Kurtajve, pensionist rreth shtatëdhjetëvjeçar
  5. HASAN Zeqir Gashi, nga Abria e Ulët, mbi 65 vjeçar
  6. MUSTAFË Jetë Zekaj, nga Abria e Ulët, rreth shtatëdhjetëvjeçar
  7. RAMË Bahtir Gashi, nga Abria e Ulët, plak mbi shtatëdhjetëvjeçar
  8. DAN Bekë Mulaj, nga Tërsteniku i Drenasit, plak shëndetlig, i shurdhër, mbi shtatëdhjetëvjeçar
  9. BEKË Kadria, nga Prekazi, i strehuar atëherë në Abri, plak rreth shtatëdhjetëvjeçar
  10. SELMAN Tahir Ramadani, nga Likovci, po ashtu i strehuar në Abri, plak rreth shtatëdhjetëvjeçar
  11. REXHË Muharrem Kurtaj, nga Abria e Epërme, plak rreth 65 vjeçar
  12. VETON Rexhë Kurtaj, nga fshati Abri e Epërme, rreth tridhjetëvjeçar
  13. SHERIF Rexhë Kurtaj, nga Abria e Epërme, rreth njëzetepesëvjeçar
  14. FATON Rexhë Kurtaj, nga fshati Abri e Epërme, nxënës i klasës së shtatë, ende pa i mbushur 13 vjet
  15. SHPEJTIM Hajdin Kastrati, nga Polluzha, i strehuar me familje në Abri, nxënës i klasës së shtatë, edhe ky pa i mbushur 13 vjet
  16. SEFER Rrustem Xhemajlaj, nga Abria e Epërme, plak rreth nëntëdhjetëvjeçar
  17. SHAHA Ferat Gashi, bijë e Smakiqëve nga fshati Plloçicë, e strehuar te vëllai në vendlindjen e saj në Abri, plakë mbi shtatëdhjetëvjeçare

Kësaj masakre i shpëtoi nga plumbat, por i plagosur me dy plagë, BARDHEC Ibish Demaku.

Po ashtu, serbët kishin rrahur gati për vdekje SHEREMET Mahmut Kastratin nga Polluzha e Drenasit dhe HASAN Kiçinën nga Baica e Drenasit.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA