spot_img

Marrëveshje e re bashkëpunimi mes SHKK-së dhe Institutit “Nexus”

spot_img
spot_img
spot_img

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Institutin për Edukim dhe Hulumtim “Nexus”. Ky është partneriteti i parë i këtij lloji që nga themelimi i SHKK-së.

Dibrani theksoi se gjatë viteve të fundit, SHKK ka kaluar nëpër një reformë të thellë në programet rehabilituese, ku është rritur ndjeshëm numri i të burgosurve të përfshirë në aktivitete që synojnë aftësimin, zhvillimin personal dhe rikthimin e tyre të shëndoshë në shoqëri.

Marrëveshja e sotme, sipas tij, hap një kapitull të ri në funksionimin e sistemit korrektues, duke përfshirë:

  • vlerësimin dhe matjen shkencore të efektivitetit të programeve rehabilituese
  • zhvillimin e hulumtimeve profesionale në institucionet korrektuese
  • mbështetjen e stafit përmes trajnimeve me standarde ndërkombëtare
  • krijimin e një sistemi modern të bazuar në evidencë dhe rezultate konkrete

Ky bashkëpunim, që realizohet me ekspertë të formuar në Kosovë, Evropë dhe SHBA, pritet të ndihmojë në ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e reformave të qëndrueshme brenda sistemit korrektues.

“Ne po ndërtojmë një sistem modern, transparent dhe të orientuar drejt rehabilitimit real,” u shpreh Dibrani, duke theksuar se SHKK po ecën drejt standardeve më të larta profesionale për të mirën e shoqërisë dhe sigurisë publike.

Njoftimi i plotë nga Ismail Dibrani:

 

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA