A keni parë ndonjëherë një lumë të shndërrohet në pasqyrë apo keni parë bukurinë e frikshme të pemëve të mbuluara me rrjetë merimangash? Çdo imazh tregon mjeshtërinë e natyrës, por gjithashtu na kujton surprizat e pafundme që ka planeti ynë.
Aurora Borealis (Dritat e Veriut)
Pamje e mrekullueshme ne ngjyrat jeshile, vjollce dhe roze te cilat vërehen me se shumti ne qiellin e Arktikut, duke krijuar një shfaqje qiellore magjepsëse. Ky fenomen shkaktohet nga erërat diellore që ndër veprojnë me fushën magnetike të Tokës.
Valët biolumineshente
Imagjinoni oqeanet që shkëlqejnë blu gjatë natës sikur yjet të kenë zbritur në ujë. Kjo pamje magjike shkaktohet nga mikrobet detare të quajtura fitoplanktone, që ndizen kur shqetësohen nga valët ose rrymat.
Gropa e Madhe Blu, Belize
Ujërat e saj blu të thellë dhe jeta e larmishme detare krijojnë një përvojë nënujore të botës tjetër.
Migrimi i fluturave monark
Çdo vit, miliona flutura monarke udhëtojnë mbi 3000 milje nga Amerika e Veriut në Meksikë, një balet magjepsës me ngjyrë portokalli dhe të zezë.
Malet Rainbow, Kinë
Parku Gjeologjik Zhangye Danxia Landform krenohet me male në vija të kuqe, të verdhë dhe portokalli. Këto ngjyra rezultojnë nga depozitat minerale dhe erozioni gjatë miliona viteve.
Salar de Uyuni, Bolivi
Pas reshjeve, kjo kripe e madhe bëhet pasqyra më e madhe natyrore në botë, duke reflektuar qiellin në një hapësirë të përsosur, të pandërprerë, duke mjegulluar kufirin midis tokës dhe qiellit.
Rrufeja Catatumbo, Venezuelë
Një fenomen unik meteorologjik me një stuhi pothuajse të vazhdueshme rrufeje, që ndodh mbi grykën e lumit Catatumbo ku derdhet në liqenin Maracaibo.
Lulet e ngricave
Struktura delikate ku akulli që formohet në kërcellin e ngrirë të bimës, duken si një fushë me lule të bardha që lulëzojnë në kushtet më të ftohta.