Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt, nënkryetar aktual, Sami Lushtaku përmes një njoftimi publik ka thënë se kjo komunë është vlerësuar me 100% të pikëve në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2024 nga Instituti GAP.
Lushtaku ka thënë se ky vlerësim është dëshmi e angazhimit për qeverisje transparente, që punon me llogaridhënie dhe besim ndaj qytetarëve.
“Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në shërbim të qytetarëve të Skenderajt!” – shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë:
Ja një lajm i mirë!
Komuna e Skenderajt është vlerësuar me 100% të pikëve në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2024 nga Instituti GAP.
Ky vlerësim është dëshmi e angazhimit tonë për qeverisje transparente, që punon me llogaridhënie dhe besim ndaj qytetarëve.
Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në shërbim të qytetarëve të Skenderajt!
SL