spot_img
spot_img

Lulzim Nika: Drenica, kështjellë e pamposhtur e shqiptarizmit | Në odën e plakut të urtë dhe luftëtarit të UÇK-së morëm forcë për më mirë

spot_img

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Lulzim Nika ka vizituar një vend shumë të rëndësishëm të historisë kombëtare, odën e Brahim Ajetit, plakut të urtë dhe luftëtarit të UÇK-së.

 

 

“Drenica, kështjella e pamposhtur e shqiptarizmit, djepi i lirisë dhe burim i historisë sonë të re, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Nika.

“Sot në Qirez, në odën e plakut të urtë dhe luftëtarit të UÇK-së, Brahim Ajeti, i cili vjen nga një familje me tradita atdhetare brez pas brezi në rezistencën kundër pushtuesve të trojeve shqiptare, duke luftuar deri në Kollashinë kundër forcave serbe, kulla e tij ishte gjithashtu bazë e luftëtarëve të guximshëm të UÇK-së”, ka thënë tutje Nika.

Kujtojmë që Nika është numri 96 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

 

Postimi i plotë:

Lexo edhe:  Tjetër aksident i rëndë te Parku i Biznesit në Korroticë të Drenasit
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x