Kandidati për deputet nga PDK-ja, Lulzim Nika ka vizituar një vend shumë të rëndësishëm të historisë kombëtare, odën e Brahim Ajetit, plakut të urtë dhe luftëtarit të UÇK-së.
“Drenica, kështjella e pamposhtur e shqiptarizmit, djepi i lirisë dhe burim i historisë sonë të re, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Nika.
“Sot në Qirez, në odën e plakut të urtë dhe luftëtarit të UÇK-së, Brahim Ajeti, i cili vjen nga një familje me tradita atdhetare brez pas brezi në rezistencën kundër pushtuesve të trojeve shqiptare, duke luftuar deri në Kollashinë kundër forcave serbe, kulla e tij ishte gjithashtu bazë e luftëtarëve të guximshëm të UÇK-së”, ka thënë tutje Nika.
Kujtojmë që Nika është numri 96 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë: