Lufta në Kosovë mbetet plaga më e madhe e shqiptarëve. Mijëra të vrarë mbetën nga kjo luftë e shkaktuar nga forcat serbe, e cila kulmoi në vitin 1998 por kishte nisur shumë para këtij momenti.
Lufta e Kosovës filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
Fotografë të ndryshëm e kanë dokumentuar këtë luftë dhe spastrimin etnik që Serbia i bëri Kosovës në muajt e luftës.
Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.
Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët rreth 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë.
Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur.