spot_img

Lladrovci e shpall fitoren në Drenas, ia dedikon Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

spot_img
spot_img
spot_img

Ramiz Lladrovci e ka shpallur fitoren e tij në Drenas.

Lladrovci ka folur nga sheshi “Xhevë e Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku ka shpallur fitoren e tij të cilën ia ka dedikuar ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.

“Erdha këtu në shehshin e dëshmorëve sheshin Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, për tia dediku këtë fitore të madhe presidentit Hashim Thaci, kryetarit Kadri Veseli, kryetarit Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe gjithë luftetarëve të UÇK-së”, ka deklaruar Lladrovci.

Sipas rezultateve aktuale, Lladrovci është duke shkuar drejt fitores pa balotazh, pasi nga numërimi i 94% të votave, ka marrë 52,09%, ndërsa kundërkadidati i tij Petrit Hajdari ka 37.35%.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA