spot_img

Legjenda e Hendbollit Shpend Bogiqi Shpall Pensionimin, pas një karriere të lavdishme si Mesimdhenes, Trajner dhe Puntor në Komunën e Drenasit

spot_img

Legjenda e Hendbollit Shpend Bogiqi Shpall Pensionimin, pas një karriere të lavdishme si mësimdhënës, lojtar, trainer  dhe puntor në Komunën e Drenasit.

Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në fushën e hendbollit, legjenda e këti sporti Shpend Bogiqi ka shpallur pensionimin nga aktivitetet sportive dhe punët si zyrtar në komunën e Drenasit.

Bogiqi, njohur për kontributin e tij në sportin kosovar si lojtar, trajner dhe puntor në komunë, ka qenë një figurë shumë e rëndësishme në rajonin e drenicës.

Duke filluar karrierën e tij si hendbollist te KH Drenica dhe më pas si trajner, ai ka udhëhequr ekipet lokale drejt suksesit dhe ka ndihmuar në zhvillimin e talenteve të rinjë në hendboll.

Përveç kontributit të tij në fushën e sportit, Bogiqi gjithashtu ka qenë një puntor i zellshëm në komunë, duke u angazhuar në projekte dhe iniciativa që kanë pasur për qëllim të përmirësojnë jetën e banorëve të Drenasit.

Pas pensionimit të tij, Shpend Bogiqi shprehu falënderimin e tij për mbështetjen dhe dashurinë e shumëfishtë të komunitetit të tij dhe tha se do të vazhdojë të ndihmojë në mënyra të tjera për të përshpejtuar zhvillimin e sportit dhe komunitetit në të ardhmen.

Ndërkohë, banorët e Drenasit janë shprehur të kënaqur për kontributin e jashtëzakonshëm të Shpend Bogiqit dhe kanë shprehur mirënjohje për ndikimin e tij të madh në rritjen dhe zhvillimin e komunitetit të tyre.

Lexo edhe:  Vritet me thikë 27-vjeçarja shtatzënë në Itali, arrestohet shqiptari nga Kosova
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x