Mesditën e sotme një 25-vjeçar ka vdekur, pasi ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për “Zërin” nga Policia e Kosovës.
Trupi i pajetë i 25-vjeçarit është larguar nga vendi i ngjarjes para pak çastesh, përderisa e pranishme aty ka qenë edhe nëna e viktimës.
Përveç nënës së 25-vjeçarit, e cila normalisht se është në gjendje të rëndë emocionale për humbjen e të birit, pranë saj janë parë edhe disa të afërm të tjerë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim pamje nga ky moment:




- Advertisement -