spot_img

Lajmi i mirë nga Trusti

spot_img

Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga TRUST në pandemi për këtë kategori të qytetarëve

Ministria e Financave, Punes de Transfereve njofton se ka transferuar ne llogarine e TRUST-it mjetet per rimbursimin e nje pjese tē kontribuesve, te cilet kane terhequr kontributet pensionale gjate periudhes dhjetor 2021-prill 2022, sipas Ligjit për Rimekembje Ekonomike.

Shperndarja neper llogari të 12,090 kontribuesve ështe realizuar nga TRUST gjate ditès se sotme, ne perputhje me metodologjine e dakorduar ne mes te MFPT dhe TRUST, njofton ministria.

“Rimbursimi këtë vit është bërë për personat të cilët kane dalë apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023. Rimbursimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm për personat që pritet të dalin në pension gjatë vitit 2024 e kështu me radhë, deri në përmbylljen e plotë të rimbursimit për të gjitha gjeneratat e tjera deri në vitin 2028”, thuhet në njoftim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të sigurojë shumën vjetore të rimbursimit, ndërsa TRUST do të bëjë shpërndarjen e shumave direkt tek qytetarët. Pra, për rimbursim nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasiqë rimbursimi realizohet automatikisht nga TRUST, ka shpjeguar ministria.

Lexo edhe:  Krimi i dyfishtë në Korçë, autori dyshohet se u vetëvra
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x