Me pikëllim njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Adem Haxhosaj. Familja falënderon të gjithë miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet, ndërsa detajet e varrimit do të bëhen të ditura më vonë.
Postimi i plotë nga familja:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta babai ynë i dashur Adem Haxhosaj. Humbja e tij na ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona, por kujtimi e dashuria e tij do të jetojnë gjithmonë me ne.
Të gjithë shokët, miqtë dhe dashamirët që e kanë njohur dhe çmuar, i falënderojmë për ngushëllimet dhe mbështetjen në këtë moment të rëndë për familjen tonë.
Për detajet e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë.
- Advertisement -