Kuvendi u Komunës së Vushtrrisë ka marrë vendim që të ndajë dekorata post-mortum për heronjtë Afrim Bunjaku e Enver Zymberi.
Përveç kësaj, Komuna që udhëhiqet nga Ferit Idrizi e Shpëtim Zhegrova, do të financojnë shkollimin e fëmijëve të këtyre dy heronjve.
Ky vendim është pritur mirë nga të gjithë asamblistët.
Pasi Afrim Bunjaku u vra, kryetari Ferit Idrizi kishte premtuar që do ta ndihmojë familjen e të ndjerit.




