Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka gëzuar sot shumë bujq të kësaj komune.
Ai ka shpërndarë 71 motokultivatorë me frezë, duke ua lehtësuar punën.
Postimi i plotë:
📍 71 motokultivatorë me frezë u shpërndan sot për bujqit përfitues të mbështetjes që ofron Komuna në kuadër të planit zhvillimor të sektorëve të bujqësisë, duke ua bërë më të lehtë punën të gjithë fermerëve në veprimtarinë e tyre bujqësore.
Punë të mbarë të gjithë përfituesve!
- Advertisement -