Ka vdekur në moshën 69 vjeçare Beqir Bilalli, ish- minator dhe ish-i burgosur politik.
Beqir Bilalli u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër.
Nipi i tij ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot nga ora 13:00 në varrezën e fshatit Pasomë të Vushtrrisë.
Postimi:
Mendjendrituri me plot urtësi na la sot!
Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër daja ynë Beqir Latif Bilalli, në moshën 69 vjeçare.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me drekë, ora 13:00, me datën 5 qershor, e mërkurë në varrezat e fshatit Pasomë të Vushtrrisë.
Këshillat, udhëzimet dhe kujdesi i yt ndaj nesh, t’u bëfshin dritë në botën tjetër!
Zoti të mëshiroftë dajë!