spot_img

Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re mërgimtari, Mentor Ahmeti nga Rezalla e Skenderajt

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë në moshë të re Mentor Ahmeti, i cili prej disa vitesh jetonte dhe punonte në Gjermani.

Mentori ishte një djalë i dashur, i qetë dhe punëtor, i cili gjithmonë dallohej për sjelljen e tij shembullore dhe respektin ndaj të tjerëve.

Lajmi për ndarjen e tij të papritur nga jeta ka lënë të pikëlluar jo vetëm familjen, por edhe të gjithë miqtë dhe bashkëfshatarët e tij në Rezallë dhe më gjerë.

Trupi i të ndjerit pritet të sillet nga Gjermania për t’u varrosur në vendlindje, në fshatin Rezallë të Skenderajt. Data dhe ora e varrimit do të bëhen të ditura nga familja në ditët në vijim.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA