Familja Ibishi nga Bajgora ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Ish ushtari i UÇK-së, Sejdi Ibishi, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjete sociale.
I ndjeri ishte edhe xhaxhai i kryetarit të shoqatës së veteranëve të UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi.
Familjarët kanë njoftuar se për ceremoninë e varrimi do të njoftohen me kohë.
- Advertisement -