spot_img

Lajm i hidhur: Ndërron jetë pas operimit Bora Azemi nga Mitrovica që u dërgua për shërim para disa dite

spot_img
spot_img
spot_img

Një lajm i rëndë dhe i dhimbshëm ka tronditur Mitrovicën. Vajza nga Mitrovica, Bora Azemi, ka ndërruar jetë pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit të familjes, pas një operimi që fillimisht ishte konsideruar i suksesshëm, ajo u mbajt për rreth 30 orë nën mbikëqyrje intensive me pjesën e zemrës të hapur. Gjatë kësaj periudhe, fatkeqësisht u shfaq gjakderdhje e brendshme, të cilën organizmi i saj nuk arriti ta përballojë.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, Bora u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që lutën për shërimin e saj.

Familja Azemi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, lutjet dhe mirëkuptimin në këtë kohë të rëndë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 03.03.2026, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, në kohën e drekës.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA