Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatrin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup.
Dyshohet se viktima kishte ndezur një grumbull mbeturinash, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë, raporton sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja.
Familjarët e tij akoma nuk kanë bërë të ditur se kur është varrimi i të ndjerit.





