spot_img

Ky është i riu nga Nekoci i Drenasit, Besnik Fana që humbi jetën në aksident trafiku në Gjermani

spot_img
spot_img
spot_img

Lajm i rëndë ka goditur Drenasin dhe fshatin Nekoc. Në moshën 30-vjeçare ka ndërruar jetë Besnik (Mehmet) Fana, pas një aksidenti tragjik trafiku në Gjermani.

Lajmin e dhimbshëm e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimit mortor, ku thuhet se Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.

Për kohën e varrimit dhe ceremoninë mortore, familja ka njoftuar se do të informojë me kohë.

Ngushëllime familjes Fana, të afërmve dhe miqve.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA