spot_img

Ky është 23-vjeçari i arrestuar për tentim vrasjen e axhës në Skenderaj – nuk duroi kritikat për muzikën me zë të lartë

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Tërnovë të Skenderajt, ku një konflikt banal mes familjarëve ka përfunduar në tentim vrasjeje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Sh.K, 23 vjeç, i cili u arrestua nga Policia pasi dyshohet se e theri me thikë axhën e tij, S. K, 61-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pasi viktima i kishte kërkuar nipit të ulte muzikën që po e dëgjonte me zë të lartë në veturën e tij. Pas këtij momenti, i riu shkoi në shtëpi, mori një thikë dhe u rikthye duke e sulmuar axhën e tij në oborr, duke e plagosur rëndë.

Viktima u dërgua fillimisht në QKMF Istog dhe më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtimin e nevojshëm.

 

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA