Deklarata e aktivistit dhe përkrahësit të pushtetit, Rron Gjinovci, se “Kosovën e ka çliruar NATO”, pa përmendur kontributin e UÇK-së dhe të dëshmorëve të rënë për liri, ka nxitur reagime.
Ndër reagimet më të ashpra është ai i kushëririt të tij nga fshati i njejtë, Yll Gjinovci, i cili ia kujtoi Rronit se liria e Kosovës është rezultat i luftës së UÇK-së në bashkëveprim me ndërhyrjen e NATO-s.
“Kosovën e ka çliruar UÇK-ja bashkë me NATO-n, shko vizitoji në Makeremal varret e dëshmorëve”, shkroi Yll Gjinovci.
Reagimi vjen pasi Rron Gjinovci publikoi një status ku shkruante: “Na tu jau lshu rrugën se folni budallak, keni nisë me menu që po ju tutët najkush. Veç t’jua rikujtoj edhe niher, Kosovën e ka çliru NATO.”
Kujtojmë se ishte babai i Rron Gjinovcit, pas luftës, i cili e kishte uzurpuar një lokal në emër të UÇK-së në Prishtinë.




