spot_img

Kurti: Për të dokumentuar krimet e luftës kemi themeluar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë

spot_img

Kryeministri, Albin Kurti ka folur më shumë rreth krimeve të luftës se vitit 1999 në Kosovë, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë mandatit është themeluar Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Për të dokumentuar krimet e luftës, krimet kundër njerzimit dhe veprimet gjenocidale të serbisë kemi themeluar institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne po angazhohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi e dijmë që të adresojmë atë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë,” ka thënë Kurti

Tash e 5 vite Kurti tha se është mundësuar gjykimi në mungesë të kriminelëve të luftës.

“Që në vitin 2019 e kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës.”

Sipas tij me urgjencë duhet të adresohen krimet e luftës.

“Në maj bëhen 5 vjet që kjo është kryer, gjatë këttij mandati kemi bërë ndryshimet e nevojshme ligjore që kriminelet serb të luftës të përballen me drejtësi, sistemi ynë I drejtësisë duhet ti adresojë me urgjencë këto raste nuk mund të ketë amnesti për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe kto janë krime që nuk vjetrohen asnjëhere,” tha Kurti.

Për masakrat e bëra anembanë Kosovës, sipas Kurtit duhen ndëshkuar kriminelët megjithëse mungojnë aktakuzat.

“Pavarësisht kësaj njerëzit kanë moshë gjithnjë më të shtyer dhe janë humbje të pakomensueshme vdekjet e dëshmitarëve gjatë këtyre viteve të cilët kanë qenë të mbijetuar të këtyre qindrave masakrave anëembanë Kosovës. Tash kemi vetëm deklaratat e tyre dhe evidencat materiale por jo edhe ata vetë, ndërkohë që mungojnë aktakuzat proceset gjyqsore dhe ndëshkimet për kriminelët,” u shpreh Kurti.

Lexo edhe:  Përkujtohen 42 dëshmorë në krye me heroin Ilaz Kodra dhe mbi 280 martirë

Ndërkaq Kurti përmendi edhe 25 vjetorin e ditës memoriale të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x