Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dinari serb nuk është ndaluar, poqë valuta e Kosovës është euro.
Ai në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë shumë subvencione për serbët lokalë të Kosovës.
Kurti ka thënë se askush kurrë nuk i ka refuzuar eurot, duke shtuar se valuta e vetme në Kosovë është euro.
“Nuk i kemi asnjë rast ku një qytetar serb ka thnëë se nuk i marrë kurrë këto para sepse janë euro”, ka thënë Kurti.
“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë. Qytetarët e Kosovës mund të kenë dinarë, por euroja është valuta e vetme, sa i përket pagesës. Shekullin e kaluar ne kemi pasur dinarin si mjet pagese, kur ne ishim nën pushtim”, tha Kurti.




