spot_img

Kryetari Lladrovci pret në takim dy talentet e rinj të futbollit nga Drenasi që do të udhëtojnë drejt Barcelonës

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim dy talentet e futbollit Lis Prokshin dhe Erdi Munishin, të cilët janë përzgjedhur nga “Barca Camp Kosova” për të marrë pjesë në prova shtesë në Barcelonë.

Dy nëntëvjeçarët nga “Akademia e futbollit Feronikeli ’74”, janë në mesin e lojtarëve të rinj nga Kosova që do të kenë mundësinë të dëshmojnë talentin e tyre në një nga shkollat më të njohura të futbollit në botë.

Kryetari Lladrovci uroi Lisin dhe Erdin për sukseset e arritura deri më tani dhe u shprehu përkrahjen e plotë në këtë hap të rëndësishëm drejt ëndrrës së tyre sportive.

“Lisi dhe Erdi janë shembull i pasionit dhe përkushtimit për sportin. Ata e kanë përkrahjen tonë dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit. Jemi krenarë për talentet tona që po na përfaqësojnë denjësisht edhe jashtë vendit”, u shpreh Kryetari Lladrovci.

Komuna e Drenasit vazhdon të mbështesë zhvillimin e sportit dhe promovimin e të rinjve me talent, duke krijuar kushte që ata të arrijnë suksese në nivele vendore e ndërkombëtare.

⚽️ Suksese Lis dhe Erdi, tregoni më të mirën në magjinë e futbollit!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA