Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Aurora Berisha përmes një postimi në facebook ka publikuar pamje të tubimit në Gllanasellë të Drenasit.
I pranishëm në këtë tubim ishte dhe i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili është në mbështetje të plotë të kandidatës me numrin 68 në listën e PDK-së, shkruan Ballkani.info.
“Bashkë me Kryetarin Lladrovci, në odën e madhe të Gllanasellës, morëm mbështetje për angazhimin dhe misionin tonë politik. Tani, në çdo fshat e qytet, vizioni i Bedri Hamzës për një Kosovë ma të mirë po përqafohet nga të gjithë. Fuqia jonë është bashkimi dhe dashuria për Kosovën”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
- Advertisement -