spot_img

Krizë e re shëndetësore në Gaza pasi poliovirusi u gjet në ujërat e zeza

spot_img

Lufta e Izraelit në Gaza, tani në ditën e saj të 287-të, ka vrarë të paktën 38.848 palestinezë – shumica prej tyre gra dhe fëmijë – dhe ka plagosur 89.459 të tjerë.

Një krizë e re shëndetësore u shpalos në Gazën e rrethuar me zbulimin e poliovirusit në ujërat e zeza, zbuloi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se “testet në mostrat e ujërave të zeza, të kryera në koordinim me UNICEF-in, konfirmuan praninë e poliovirusit”.

Ministria shtoi se prania e virusit në ujërat e zeza, të cilat rrjedhin nëpër zona me persona të zhvendosur dhe zona të banuara për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës, “përfaqëson një krizë të re shëndetësore”.

Autoritet shëndetësoree paralajmëruan se zbulimi i virusit në ujërat e zeza vë mijëra banorë në rrezik të kontraktimit të poliomielitit.

Sipas ministrisë, të enjten u gjetën përbërës të poliovirusit të tipit 2 në mostrat e ujërave të zeza nga Gaza.

Në një pronocim për Channel 12 nga ministria theksuan se rezultatet e mostrës përputheshin me ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Polio është një sëmundje virale shumë ngjitëse që sulmon sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë totale brenda disa orësh.

Lexo edhe:  Australia njofton ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x