Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar sonte në lagjen 10. Sipas inflamacioneve të para, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një 40-vjeçari.
Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërsa raportohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, dyshohet se ka vrarë veten me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit dhe gëzhojat.




