spot_img

Krasniqi pas mesazheve të Grenell: E vetmja mënyrë të shmanget rreziku është të dërgohet Kurti në opozitë

spot_img

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, komentoi reagimin e emisarit presidencial Richard Grenell, i cili shpalli se Albin Kurti nuk është një partner i besueshëm për administratën Trump.

Krasniqi tha se Kosova është në një situatë të rrezikshme dhe se mund të shmanget ky rrezik vetëm nëse qeveria aktuale largohet.

Ai shtoi se qytetarët e pavendosur kanë mundësinë për të ndryshuar rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e dërguar Kurtin në opozitë.

“E vetmja mënyrë që të shmanget rreziku është që më 9 shkurt 2025 Albin Kurti të dërgohet në opozitë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA