Partia Demokratike e Kosovës tubimin elektoral të radhës e ka mbajtur në qytetin e Drenasit.
Në fjalën e tij para simpatizantëve të kësaj partie, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur lidhur me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Krasniqi tha se me Bedri Hamzën fiton Kosova dhe u shpreh se me Partinë Demokratike, Kosova ecën përpara.
“Na duhet një lider me vizion, me dije dhe integritet dhe atë lider jemi krenar të gjithë që e kemi në Partinë Demokratike të Kosovës, ai është Bedri Hamza.Bedri Hamza nuk është politikan i fjalëve, por njeri i veprave, njeri i rezultateve, njeri që e ka përkushtuar jetën e tij në shërbim të Kosovës, njeriu që e stabilizoi ekonominë e Kosovës, njeriu që rriti pagat për mësuesit, mjekët, policët dhe ushtarët, njeriu që në çdo pozitë e ka vënë Kosovën të parën.Si kryeministër, ai do t’i kthejë përsëri shpresën dhe ditët e bardha Kosovës, ai do ta rikthejë dinjitetin e udhëheqjes që i shërben popullit dhe jo vetes’’, është shprehur Krasniqi.
Me Bedri Hamzën fiton Kosova, me PDK-në Kosova ecën përpara, u shpreh tutje Krasniqi.