Avokati Koci ka kritikuar Kurtin për dërgimin e vendit në zgjedhje sërish
Ai ka kërkuar të largohet sa më shpejtë sepse është më mirë për shoqërinë dhe Kosovën.
Postimi i plotë:
E kam votu për ndryshim.
Klasa e vjetër politike – e paaftë, e padijshme dhe e korruptuar, duhej zëvendësuar.
Premtoi shumë.
Sot mbeten vetëm fjalët. Rezultatet mungojnë. Qeverisja është bërë destruktive.
Asnjë projekt serioz. Asnjë reformë. Asnjë premtim thelbësor i realizuar.
Problemi nuk është vetëm drejtimi politik që ka zgjedhur. Problemi është mungesa e kapacitetit për të ndërtuar dhe udhëhequr një ekip; mungesa e dijes.
Albin Kurti nuk e ka kapacitetin e liderit që e bashkon shoqërinë. Përkundrazi, e ka stimulu, qëllimisht, inatin dhe animozitetin në shoqëri.
Kurrë nuk kemi qenë më të ndarë.
Prej fitoreve të njëpasnjëshme deri te rreziku i shkatërrimit i sistemit politik, e posaçërisht ekonomisë – kjo është rruga ku po e çon vendin.
Nuk është për kryeministër.
Sa më herët të largohet nga pushteti, aq më mirë për të gjithë. Më mirë për Kosovën.
Fati ynë i keq është se, për momentin, nuk shihet një alternativë serioze, një politikan që mund ta zëvendësojë.




