spot_img

Këto janë 14 kërkesat për të cilat po protestojnë Njësia Speciale e FIT-it

spot_img

Njësia Speciale e Kosovës ka dal për herë të dytë para Qeverisë së Kosovës duke protestuar dhe duke kërkuar kushte më të mira për Policinë e Kosovës. Kësaj protestë kësaj radhe i është bashkuar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Në këtë protestë janë paraqitur 14 kërkesa nga ana e tyre.

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka mbajtur konferencë për media gjatë protestë, duke thënë se deri më tash kanë adresuar kërkesa me shkrim dhe kane pasur takim me qeveritarët, duke përmendur që kanë dërguar edhe një peticion në Kuvend, por që sipas tij ende nuk kanë marrë përgjigje.

Sot jemi këtu që t’i përcjellim, t’i përkrahim dhe t’i paraqesim publikisht kërkesat legjitime të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe të këtyre që janë këtu prezent dhe të gjithë atyre që janë në kryerjen e detyrave zyrtare. Deri më tani kemi adresuar kërkesa me shkrim dhe kemi pasur takime me qeveritarët. Kemi paraqitur kërkesa verbale si edhe kemi dërguar në Kuvend e Republikës së Kosovës një peticion me pakënaqësitë e pjesëtareve të Policisë së Kosovës, me rreth 5 mijë e 700 nënshkrime e për të cilin ende nuk kemi marrë përgjigje.” – ka thënë Zeqiri para mediave.

Ai tutje është shprehur se kërkesat e tyre janë me prioritet dhe duan trajtim në një afat kohorë.

Kërkesat të cilat do t’i paraqesim, sot janë me prioritet dhe duan trajtim në një afat kohorë sa ma optimal.” – ka thënë ai, ku më pas ka paraqitur kërkesat e tyre.

14 kërkesat

-Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

-Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 për qind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri

-Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës

-Ligji për pensionim në moshën 55-vjecare të jetë i njëjtë me Ligjin për FSK-në

-Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera

-Invaliditeti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtarë, kërkojnë që të krijohet një fond apo caktimi I një shume apo mjete financiare për shkallën e invaliditetit.

-Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike

-Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë.

-Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë

-Shtesa për fund vit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit. Këtë e bazojmë në vendimin juridik të Gjykatës Supreme.

-Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë dhe po ashtu njohja e kualifikimit shkollor

-Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen

– Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë

-Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si psh shkollimi I fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Trevjeçari tërhiqet zvarrë dhe dyshohet se u rrah nga edukatoret e një çerdheje në Fushë Kosovë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x