Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.
Indeksonline mëson se të dy punëtorët kanë rënë nga kati i 13-të i një objekti ndërtimi.
Bëhet fjalë për Hazir Jakupaj dhe Daut Bajraktari, të dy rreth moshës 50 vjeçare.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta në rrugën ‘’Bardhyl Qaushi’’
‘’Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre’’ ka thënë Sheremet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjakovës.