Një rast i rëndë është raportuar në një shkollë fillore në fshatin Shalë të Lipjanit, ku një mësues dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi 10-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 21 maj 2026 rreth orës 19:15, në Polici është paraqitur B. D së bashku me djalin e tij të mitur, O.D., duke raportuar se fëmija ishte rrahur nga mësuesi i tij në SHFMU “Ibrahim Banushi”.
Sipas kallëzimit, i dyshuari R.K dyshohet se e kishte goditur nxënësin gjatë kohës sa ai ndodhej në shkollë, duke i shkaktuar lëndime në kokë.
I mituri kishte marrë trajtim mjekësor në QKMF-Komoran.
Policia ka intervistuar fëmijën në prani të babait të tij, ndërsa mësuesi është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj R. K është iniciuar rasti “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, ndërsa i njëjti është dërguar në ndalim për 48 orë në Stacionin Policor në Lipjan.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.




